Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel 5 shtator 2021

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Ditën e diel vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikimin e masave ajrore  relativisht te paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe te dendura.

Reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të  madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar në juglindje dhe lindje të vendit. Reshje me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim  me shpejtësi mesatare 1 deri 7 m/sek, hera-herës përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri në 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/29 diell re
Kukës 12/25 diell re
Lezhë 15/29 diell re
Dibër 11/25 diell re
Durrës 15/28 diell re
Tiranë 18/30 diell re
Elbasan 15/30 diell re shi
Berat 11/30 diell re shi
Vlorë 15/27 diell re shi
Korcë 13/24 diell re shi
Gjirokastër 13/29 diell re shi
Sarandë 18/29 diell re shi
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë plan prej 65 miliardë dollarë kundër pandemive të ardhshme
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/09/2021