Ballina Flash

Almodovar hap Festivalin e Filmit në Venecia

ROMË, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Gara për Luanin e Artë u hap sot në mbrëmje nga një dyshe emblematike e kinemasë spanjolle, Pedro Almodovar dhe Penelope Cruz, në një prelud të Festivalit të Filmit në Venecia, që ndërthur kinemanë autore dhe emra të mëdhenj të Hollywood-it.

Regjisori dhe muza e tij, të veshur me të zeza, ecën në tapetin e kuq të pallatit të kinemasë nën shkrepjet e aparateve të fotografëve, por në mungesë të publikut, për shkak të masave antiCOVID-19.

Gjatë ceremonisë së hapjes, një Luan i Artë Nderi iu dha regjisorit italian Roberto Benigni, autorit të paharrueshëm të “La vita e bella”.

Për këtë Mostra të 78-të, Almodovar përballet me 20 filma në garë për të joshur një juri të kryesuar nga Bong Joon-Ho, nga Koreja e Jugut, fitues i “Palmës së Artë 2019” me filmin “Parasite”.

Juria e Mostra-s bashkon aktoren franko-belge Virginie Efira dhe regjisoren amerikane me origjinë kineze, Chloé Zhao, e cila triumfoi në Oscar me “Nomadland”, disa muaj pasi fitoi Luanin e Artë vitin e kaluar./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja zbarkon në “PGE Narodowy” për seancën e fundit para Polonisë
Artikulli tjetërCOVID-19 – Spitalet në SHBA në kufijtë e kapacitetit