Ballina Ekonomi

87 % e popullsisë disponon llogari bankare

TIRANË, 1 shtator /ATSH/ Numri i llogarive depozituese të familjeve në sektorin bankar arriti në 3.74 milionë, në rritje me 7.5 % krahasuar me një vit më parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH-së, rreth 87 % të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Shqipërisë janë depozitues të paktën të një numri llogarie bankare, ku përfshihen edhe shumë depozitues emigrant ose jo rezidentë në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare statistikore tregojnë se vitin e kaluar 43.5 % e depozituesve në banka ishin gra.

Kjo shifër është në rritje për të dytin vit radhazi. Për vitin 2019, gratë përbënin 42.7 % të depozituesve, ndërsa për vitin 2018, 41.9 %.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Busquets dhe Alba shkurtojnë pagat e tyre që Barcelona të nënshkruajë me Aguero-n
Artikulli tjetërU-21/ Mehmeti dhe Çoba: Jemi skuadër e fortë