TIRANË 1 shtator /ATSH-I.Vata/ Zjarri i rënë ditë më parë në Malin e Thatë në Pogradec vazhdon edhe sot të përhapet, ndërsa punonjësit e AKZM vazhdojnë punën për të vënë nën kontroll flakët.
Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila informon se beteja me flakët vazhdon edhe sot me zjarrin e përhapur në Malin e Thatë.
“Prej disa ditësh vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në kullotat e Malit të Thatë, pjesë e PMTU-Pogradec, ku punonjësit tanë po bëjnë të pamundurën pėr ta vënë nën kontroll. Ndërkohë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm stafi ynë së bashku me kolegët nga pala greke, mbajtën nën monitorim për t’u siguruar për fikjen e plotë dhe për të mos lejuar mundësinë e riaktivizimit të zjarrit në afërsi të fshatit Cerje”, thuhet në njoftim.
Zjarri i rënë në Malin e Thatë ka prekur kryesisht kullota dhe një zonë shkurresh.
/j.p/r.e/












