TIRANË, 30 gusht/ATSH/ Bashkëpunimi në fushën e turizmit mes Shqipërisë dhe Greqisë ishte në fokus të një takimi që zhvilloi sot në Sarandë, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.
Sacharidis u prit sot në një takim nga kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma.
Zhvillimi i turizmit përmes bashkëpunimit më të ngushtë mes dy vendeve ishte kryefjalë e këtij takimi.
“Megjithëse pandemia ka vështirësuar këtë bashkëpunim, rivendosja e eksperiencave të mira për turizëm mes dy vendeve fqinje që duan zhvillimin, është parësore”, u shpreh kryebashkiaku i Sarandës, Gurma.
/a.a/r.e/





















