TIRANË, 24 gusht/ATSH/ “Netët e artit burimor në Sarandë” titullohet aktiviteti që çeli siparin mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e Sarandës.
Në natën e parë artdashësit dhe turistët e shumtë ndoqën me interes “Natën e polifonisë’ me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme polifonike të vendit.
Pjesë e “Natës së Polifonisë” ishin grupet polifonike “Zëri i Bilbilit”, “Saranda”, “Ergjëra”, i drejtuar nga Arjan Shehu “Mjeshtër i Madh”Gjirokastër, Ansamblin “Bejkë e Bradhë”, i drejtuar nga Kristo Çipa, “Mjeshtër i Madh” Pilur dhe grupi polifonik i Kranesë bashkia Finiq.
“Netët e artit burimor në Sarandë” do të zhvillohen deri në 25 gusht dhe do të sjellin për publikun koncerte me pjesëmarrjen e artistëve të njohur vendas.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të 100- vjetorit të bashkisë Sarandë dhe të ngjarjeve artistike që shoqërojnë sezonin veror 2021.
/k.s/j.p/












