TIRANË 20 gusht /ATSH-I.Vata/ Zëvendëskryeministri Erion Braçe bëri të ditur se, përfundoi shtresa tjetër e “tapetit” në rrugët e Gradishtës.
Ai tha se “puna vlen! Veprat mbeten, denglat i merr era! Kjo është shtresa tjetër e “tapetit”, në rrugët e Gradishtës. Kishte dje nga ironike në idiote që merreshin me asfaltin. Ju thashë që do zhgënjeheni. Urdhëro ja ku e keni edhe shtresën që donit”.
“Tani, nisim edhe Gungasin, pak me pas edhe Senezën, por jo thjesht me rrugë por me një qendër të plotë atraksioni turistik në pyllin e dytë më të madh të Divjakës”, shprehet Braçe.
Shtrimi i rrugëve në Gradisht ish lënë në harrës prej vitesh, tani me përfundimin e asfaltimit do ju shërbejë qindra banorëve për lëvizjen e qytetarëve dhe të mjeteve. /a.a/












