Ballina Flash

FSK-ja do pajiset me automjete të reja të blinduara

PRISHTINË, 19 gusht /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj po vazhdon vizitën e tij në Turqi, nga ku ka bërë të ditur se shumë shpejt Kosova do të pajiset me disa automjete të blinduara taktikë.

Përmes një reagimi, ministri Mehaj ka thënë se karakteristikat e larta teknike dhe taktike dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme e tyre, siguron mbrojtje shumë të lartë balistike, ndaj minave si dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës dhe vëllim të brendshëm.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj rreth tyre, numrin, e as mënyrën e sigurimit të tyre.

“Së shpejti këto automjete të blinduara taktike, të kompletuara me platformën e integruar të armatimit dhe pajisjet e nevojshme për përmbushjen e misionit, do të jenë sistem shumë i rëndësishëm i kapaciteteve tona ushtarake”, shprehet Mehaj.

Ai thekson se, “një ndër objektivat e mi operacional afatshkurtër është forcimi i kapaciteteve ushtarake për realizimin e operacioneve mbrojtëse dhe  operacioneve ndërkombëtare paqeruajtëse dhe stabilitetit”.

“Karakteristikat e larta teknike dhe taktike dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme e tyre, siguron mbrojtje shumë të lartë balistike, ndaj minave si dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës dhe vëllim të brendshëm”, tha ai.

“Bazuar në doktrinën tonë të operacioneve këto automjete sigurojnë performancë të jashtëzakonshme në gamë të gjerë të terreneve sfiduese dhe kushteve klimatike”, u shpreh ai.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLady Gaga nxjerr albumin e ri në bashkëpunim
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë: 522 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID-19