Ballina Flash

Lady Gaga nxjerr albumin e ri në bashkëpunim

ROMË, 19 gusht /ATSH-ANSA/ – Love For Sale (Dashuri në shitje) është titulli i albumit të ri që sheh Lady Gaga dhe Tony Bennett të takohen sërish pas suksesit të vitit 2014 me albumin “Cheek to Cheek”.

Albumi do të dalë më 1 tetor dhe do të jetë një homazh për Cole Porter me duete dhe interpretime solo nga të dy artistët.

Kënga e parë që parashikon këtë projekt të ri është dueti “I Get A Kick Out Of You”.

“I Get a Kick Out of You” është një cover nga Cole Porter, i marrë nga muzikali i vitit 1934 “Anything Goes”.

Albumi “Love for sale “do të jetë në dispozicion në edicionin standard, luksoz, vinyl dhe në një kuti koleksioni./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOsmani takon ambasadorin austriak, refugjatët afganë dhe dialogu me Serbinë temat kyçe
Artikulli tjetërFSK-ja do pajiset me automjete të reja të blinduara