Ballina Flash

Bulqizë, masa për parandalimin e zjarreve

TIRANË 10 gusht /ATSH-I.Vata/ Bashkia e Bulqizës, në kuadër të situatës që po kalon vendi dhe përhapjes së vatrave të zjarrit, ka marrë masa për të qenë në gatishmëri në rast të zjarreve në territorin e bashkisë.

Kryebashkiaku Lefter Alla dhe prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, vizituan ditën e sotme stacionin e zjarrfikëses në Bulqizë.

Ata panë nga afër gatishmërinë e këtij sektori për çdo rrezik të mundshëm, si dhe falënderuan ekipet e punës për ndërhyrjet e menjëhershme që kanë treguar për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë rënë deri tani.

Alla u bëri një apel miqësor të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj çdo situate që mund të shkaktojë zjarrvënie dhe në raste të tilla të lajmërojnë menjëherë zjarrfikësit.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkspozita e piktorit italian, Giovanni Sechi në Tiranë
Artikulli tjetër78 mjekë të rinj specialistë janë punësuar gjatë këtij viti