ROMË, 9 gusht /ATSH-ANSA/ – Sondat “Solar Orbiter” dhe “BepiColombo” pritet të kalojnë shumë pranë planetit Afërditë, përkatësisht më 9 dhe 10 gusht, me vetëm 33 orë larg, njoftoi Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe Agjensia Italiane e Hapësirës (ASI).
Pas publikimit të imazheve të para nga afër të Diellit dhe pas takimit të parë rreth planetit në dhjetor 2020, “Solar Orbiter”, rezultat i një partneriteti midis ESA-s dhe NASA-s, kthehet për t’iu afruar Afërditës dhe më pas të vazhdojë udhëtimin drejt Diellit.
Anija kozmike pritet të arrijë një distancë prej 7 995 kilometrash nga planeti më 9 gusht.
Solar Orbiter pritet të fillojë vëzhgimet shkencore në fillim të vitit 2022.
Të dhënat e marra deri më tani nga misioni japin informacione mbi sjelljen e Diellit.
Kalimi i afërt i “Bepi Colombo”-s, rezultat i bashkëpunimit midis ESA dhe agjensisë japoneze të hapësirës Jaxa, është caktuar për në 15:48 më 10 gusht, në një distancë prej vetëm 550 kilometrash.
Sonda po shkon drejt Mërkurit dhe pritet t’i afrohet Afërditës sërish natën midis 1 dhe 2 tetorit./ /ervo/












