Ballina Ekonomi

Zhdoganohen 18.9 milionë litra birrë

TIRANË, 8 gusht/ATSH/ Gjatë periudhës janar-qershor janë zhdoganuar 18.9 milionë litra birrë. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sasia më e lartë e importit të birrës u shënua përgjatë periudhës prill-qershor.

Gjatë kësaj periudhe, u importuan mesatarisht 4.1 milionë litra birrë. Ndërkohë përgjatë muajve janar, shkurt dhe mars u shënua një vlerë më e ulët e importit të birrës, mesatarisht 1.6 milion litra birrë.

Referuar të dhënave, Shqipëria gjatë periudhës 6-mujore importoi 3 milionë litra birrë më pak se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Vitet Sasia në mijë litra
2017                     11,563
2018                     12,110
2019                     12,352
2020                      9,577
2021                     18,930

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFluks pushuesish nga Kosova drejt Shqipërisë për fundjavë
Artikulli tjetërAutomjetet e shtrenjta, Policia nis kontrollet për verifikimin e origjinës së tyre