Ballina Flash

Vdes Dennis Thomas, legjenda e ”Kool & The Gang”

UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-ANSA/ – Dennis “Dee Tee” Thomas vdiq në moshën 70-vjeçare në shtëpinë e tij në New Jersey.

Ai themeloi një nga grupet R&B dhe funk që u bënë kult në epokën e muzikës disko, grupin ”Kool & the Gang”.

Ai ishte një nga saksofonistët e grupit dhe kontribuoi në lindjen dhe suksesin e këngëve të paharrueshme si ”Get Down On It” dhe ”Celebration”, të cilat bënë që një brez i tërë të kërcejë në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ’80.

Në vitin 2020, një tjetër nga bashkëthemeluesit e grupit, Ronald “Khalis” Bell, gjithashtu saksofonist, vdiq./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet 30-vjetori i eksodit të shqiptarëve me anijen “Vlora”
Artikulli tjetër”Corriere della sera”: Anija ”Vlora” 30 vite më parë, një kujtesë e pamatë