Ballina Flash

Një pllakë babilonase rishkruan historinë e matematikës

ROMË, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Në një pllakë argjile babilonase 3 700-vjeçare është ngulitur shembulli më i vjetër i gjeometrisë së aplikuar në botë.

Bëhet fjalë për një dokument kadastral, i hartuar nga një ekspert për të zgjidhur një mosmarrëveshje në lidhje me ndarjen e një toke, ku këndet e drejta janë vizatuar duke përdorur sistemin e trefishtë të Pitagorës mbi 1 000 vjet para se të formulohej nga grekët.

Pllaka argjilore, e gjetur në Irak në 1894 dhe e shenjuar me inicialet Si.427, “është shembulli i vetëm i njohur i një dokumenti kadastral nga periudha e lashtë babilonase”.

Zbulimi është me rëndësi të madhe për historinë e matematikës, sepse “askush nuk priste që babilonasit të përdorin treshet e Pitagorës në këtë mënyrë”.

Për aplikimet në tokë, babilonasit raportohet se përdornin një pllakë, e emërtuar Plimpton 322, që ishte si një lloj manuali për të zgjidhur problemet e tyre praktike: një strategji shumë e ndryshme nga trigonometria e grekëve, e konceptuar duke vëzhguar yjet në shekullin II para Krishtit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHelikopterët nga Holanda e Republika Çeke, Rama: Pritet drejtim shumë pozitiv i situatës së zjarreve
Artikulli tjetërMbërrijnë 3 helikopterë për shuarjen e zjarreve nga Holanda e Çekia, ndihmë nga BE