TIRANË, 15 gusht/ATSH/ – Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë përfunduar ndërhyrjen duke rikthyer në funksion të plotë pusetat në “Rrugën e Elbasanit”.
Sipas UKT, restaurimi i rrjetit të kanalizimeve dhe i pusetave është një punë sa e rëndësishme, aq edhe e vështirë.
Ndërkaq, UKT i ka bërë apel qytetarëve për të sinjalizuar dhe raportuar çdo problem në numrin e gjelbër 08004488, ndërsa punonjësit e UKT janë të gatshëm të ndjekin çdo ankesë deri në zgjidhjen e saj me sukses.
z.tosku/e.caushi/

















