TIRANË, 15 Gusht/ATSH/.- Lezha mirëpret sot “Ditën e Shtegtarëve”, një festë që i dedikohet më së shumti emigrantëve.
Në një atmosferë festive, Bashkia do të organizojë një koncert me zërat më të njohur të skenës shqiptare.
Angela Peristeri, Era Rusi, Fatmira Breçani, Valbona Halili, Maya etj janë vetëm disa prej emrave të njohur që do të performojnë sonte për publikun në Lezhë.
Prej 12 vitesh, Lezha është kthyer në epiqendër të festës tradicionale “Dita e Shtegtarëve”. Bashkia e Lezhës vazhdon me nismën e ndërmarrë në vitin 2006, për ta kthyer 15 gushtin në një ditë simbol të gjithë atyre qytetarëve që janë larguar nga atdheu./m.m/




















