TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Një koordinator antikorrupsion tashmë ndodhet edhe pranë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video ku apelohen qytetarët që të raportojnë rastet e dyshuara për korrupsion.
“Ministria e Drejtësisë ofron një mekanizëm të ri në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit. Por kjo luftë ka nevojë edhe për ty”, thuhet në video.
“Në rast se dëshmon një akt korruptiv në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, raportoje atë tek Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korrupsionit. Raporto së bashku kundër korrupsionit”, theksohet më tej në video.
/r.e/




















