Ballina SPORT

FUTBOLL – Eto transferohet te ”Qatar Sports”

ANKARA, 15 gusht /ATSH-AA/ – Klubi “Qatar Sports” deklaroi se ka rënë dakord për të angazhuar në radhët e veta futbollistin kamerunas, Samuel Eto.

Klubi nga Katari në një mesazh të publikuar në Twitter  njoftoi për arritjen e marrëveshjes me 37-vjeçarin Eto, për të cilin tha se do të prezentohet sonte në një konferencë për mediat.

Që nga data 3 gusht, Eto ka qenë një lojtar i lirë.

Pasi luajti me gjigantët më të mëdhenj europianë si “Real Madrid”, “Barcelona”, “Interi” dhe “Chelsea”, që nga viti 2015, kamerunasi Eto luajti në Turqi për “Antalyaspor” dhe “Atiker Konyaspor”.

Gjatë tre sezoneve të luajtura në kampionatin turk, Eto shënoi 50 gola./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBregdeti shqiptar, mundësi e shkëlqyer për shtimin e faunës së rrallë
Artikulli tjetërMEPJ fton ekspertët të përfshihen në procesin e integrimit