Ballina Bota

FOKUS – Vendet e Vishegradit: Mirëpresim krijimin e Ballkanit të Hapur

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ – Vendet e Vishegradit, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia përshëndesin krijimin e Ballkanit të Hapur, sipas një deklarate për shtyp, të bërë dje nga ministrat e Jashtëm respektivë të këtyre vendeve.

”Ne besojmë se një bashkëpunim kaq i ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit”, thuhet në deklaratë.

”Vendet e Vishegradit vazhdojnë të mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE -së”, theksohet në të.

Kjo deklaratë është nënshkruar nga ministrat e Jashtëm hungarez, Peter Szijjártó, çek,
Jakub Kulhanek, sllovak, Ivan Korcok dhe ai polak, Zbigniew Rau./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ballkani i hapur”, Kadia për ATSH: Zero kosto e kohë për bizneset në kufij, hiqen lejet e punës
Artikulli tjetërPolicia u vjen në ndihmë tre turistëve që kishin ngecur në Kanionin e Gjipesë