Ballina Bota

FOKUS – Franca rikthen paradën e 14 Korrikut

PARIS, 14 korrik /ATSH-ANSA/ – Sot Franca kremton Ditën e Betejës së Bastijës, që përkon me betejën e Bastijës gjatë revolucionit të vitit 1789.

Festimet përgjatë bulevardit ”Avenue des Champs-Elysées” u kryesuan nga presidenti Emmanuel Macron.

Nën një qiell gri të errët, kreu i shtetit zbriti në të rrugët e Parisit në bordin e një makine ushtarake pranë shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit François Lecointre, i cili pas disa ditësh do të zëvendësohet nga Thierry Burkhard.

Vitin e kaluar, në mes të urgjencës së koronavirusit, parada e 14 Korrikut u anulua.

Ishte e para herë që nga LIIB që kjo ceremoni anulohej.

Të pranishmit paraqitën një kartë sanitare dhe mbanin maska në fytyrë.

Publiku ishte i kufizuar në 10 000 persona, ndërkohë që më parë kanë marrë pjesë edhe 25 000 të tillë.

Parada përfshiu 4 300 trupa këmbësorie, 73 aeroplanë, 24 helikopterë, 221 automjete dhe 100 kuaj të Gardës së Republikës./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdryshimet e statusit të PD-së/ Nishani: Propozimet e Bashës dashakeqe, ka larguar influencat pozitive brenda partisë
Artikulli tjetër“Platforma e Kadillit, rikoncepton PD”, Bozdo: Komisioni i Përhershëm Statutor miratoi vetëm draftin e Bashës