Ballina Flash

EURO 2020 – Shpallet 11-shja më e mirë

ZYRIH, 13 korrik /ATSH-ANSA/ – Është shpallur 11-shi më i mirë i Kampionatit Evropian të Futbollit (EURO 2020).

Sipas njoftimit të UEFA-s, 11-shi më i mirë i turneut është përcaktuar nga ekipi i vëzhguesve teknikë, i përbërë nga shumë emra përfshirë Fabio Capello, David Moyes, Aitor Karanka, Robbie Keane, Esteban Cambiasso dhe Cosmin Contra.

Nga Italia kampione janë zgjedhur 5 futbollistë ndërsa nga Anglia finaliste në listë janë 3 lojtarë. Lista e plotë është si në vijim:

Portier: Gianluigi Donnarumma (Itali)

Mbrojtës: Kyle Walker, Harry Maguire (Angli), Leonardo Bonucci, Leonardo Spinazzola (Itali)

Mesfushorë: Pierre-Emile Hojbjerg (Danimarkë), Jorginho (Itali), Pedri (Spanjë)

Sulmues: Federico Chiesa (Itali), Romelu Lukaku (Belgjikë), Raheem Sterling (Angli)./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Gati për Shqipërinë”/ Zhvillohet sesioni i 14-të i prezantimit të të rinjve aplikantë
Artikulli tjetërMbi 900 persona me simptoma helmimi në Deçan/ Meta: Nxis qeverinë shqiptare t’u gjendet pranë