Ballina Ekonomi

Hapet nyja e Milotit, vazhdon puna për rrugët dytësore

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/265353844070072/

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Nyja e Milotit tashmë është hapur për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur gjatë këtij sezoni turistik.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama shprehet se vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje (reale dhe jo 3D) të nyjes së re të Milotit, të hapur tashmë për qarkullimin e mjeteve duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e dendur të këtij sezoni turistik, ndërsa vazhdon puna për rrugët dytësore deri në përmbylljen e plotë të kësaj vepre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.

Punimet në nyjën e Milotit, një investim prej 1.6 miliard lekë, nisën rreth 1 muaj më parë, ndërsa përfundimi i plotë i veprës do të bëhet brenda 15 muajve.

Projekti parashikon edhe rindërtimin e rrjetit të rrugëve dytësore duke zgjidhur shqetësimin e banorëve dhe bizneseve përreth./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Erdogan: Dinamikat e ekonomisë janë të shëndosha
Artikulli tjetërKinemaja verore në kryeqytet me filmin ”Dasma e Sakos”