Ballina Flash

Dy monedha britanike të veçanta për 156-vjetorin e “Liza në Botën e Çudirave”

LONDËR, 6 korrik /ATSH/ – Në fëmijëri, shumica prej nesh e ka lexuar ose të paktën është njohur me historinë klasike “Liza në Botën e Çudirave” të Lewis Carroll.

I botuar për herë të parë në 1865, libri jep detaje për udhëtimin e çuditshëm që Liza bën kur bie në strofkën e një lepuri dhe e gjen veten në një botë të çuditshme kafshësh që flasin, ilaçesh magjike, etj.

Tani, 156 vjet më vonë, libri po përkujtohet në një mënyrë pak më ndryshe: Thesari Mbretëror i Britanisë së Madhe ka njoftuar lëshimin e një monedhe të re me Lizën dhe Maçokun Cheshire, të bazuar në ilustrimet origjinale të librit nga Sir John Tenniel.

Monedha 5-stërlinëshe përshkruan momentin kur Liza takon Maçokun Cheshire.

Në monedhë është stampuar edhe shkrimi “Alice’s Adventures In Wonderland”.

Kjo është monedha e parë në një seri me dy pjesë: e dyta thuhet se do të dalë më vonë këtë vit dhe do të paraqesë një skenë nga libri i dytë i Carroll “Alice, Through the Looking Glass”, me binjakët Tuidëlldu dhe Tuidëlldi.

Dizajni mendohet të jetë një nga më të detajuarit në historinë 1 100-vjeçare të Thesarit Mbretëror britanik./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 1 milion vaksinime antikovid/ Rama: Nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet
Artikulli tjetërMinistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO bashkë në projektin e fuqizimit të grave në bujqësi