TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Tregu i këmbimit valutor në vendin tonë, u zgjerua me 7 %, në fund të vitit të kaluar, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes, që publikoi sot.
Sipas BSH-së, numri i bizneseve të këmbimit arriti në total në të gjithë vendin në 538 pika nga 503 që ishin me 2019.
Banka e Shqipërisë pohoi se pavarësisht se një vit pandemik vijuan aplikimet për ushtrimin e veprimtarisë financiare të këmbimit valutor. Gjatë vitit 2020 u dhanë 43 licenca të reja të zyrave të këmbimit valutor, si dhe u revokuan 8 licenca, ndërsa u refuzuan 3 aplikime.
Të dhënat statistikore tregojnë se, nga viti 2010 në vitin 2020 numri i zyrave të këmbimit valutor është dyfishuar duke arritur në 538 të tilla nga 284 që ishin në vitin 2010. /j.p/r.e/























