TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Brigjet e Liqenit të Prespës ofrojnë një potencial fantastik për zhvillimin e turizmit.
Vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit të Korçës, Liqeni i Prespës ofron një destinacion për plazh jo vetëm për qytetin juglindor, por edhe mundësi për zhvillimin e një turizmi gjithëpërfshirës.
“Brigjet e Liqenit të Prespës – një potencial fantastik jo vetëm për plazhin e Korçës (vetëm 15 minuta larg qendrës së qytetit), por edhe për një turizëm që i ka brenda të gjitha”, vlerëson Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.
Liqeni i Prespës ofron natyrën e bukur, pasuri të UNESCO-s, kulturën e kishave heremite dhe jo vetëm, faunën plot pelikanë e zogj të rrallë, argëtimin dhe aventurën.
/m.m/























