Ballina Flash

Inteligjenca artificiale përcakton edhe embrionet me anomali

ROMË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Inteligjenca artificiale ndihmon në njohjen e embrioneve me defekte të kromozomeve pa përdorur biopsi e cila është invazive.

Rezultatet e studimit u prezantuan në kongresin e Shoqatës Europiane të Riprodhimit Njerëzor nga konsorciumi i klinikave të riprodhimit të asistuar ”Ivirma” në Valencia dhe Tel-Aviv.

Studiuesit, të udhëhequr nga Lorenza Bori, kanë treguar se inteligjenca artificiale është në gjendje të vizualizojë embrione me anomali kromozomale nga ato që nuk i kanë në një mënyrë të ngjashme me atë që bëhet me teknologjinë e ndërprerjes së kohës, e përdorur në 10 vitet e fundit, e cila lejon të kemi një imazh, moment pas momenti, të zhvillimit të embrionit deri në fazën e blastocistit (në ditën e pestë të jetës), por jo gjithmonë me informacion të saktë.

Nga ana tjetër, vizioni kompjuterik i inteligjencës artificiale, duket se ofron një parashikim të besueshëm dhe objektiv.

Një rezultat i mundshëm falë zbulimit që embrionet kromozomalisht normale fillojnë zhvillimin e tyre si blastociste pak më herët se ato me anomali.

Diçka që mund të shihet saktësisht me shikimin kompjuterik me matje mikroskopike të kufijve të qelizave, një metodë precize që lejon të përcaktohet sasia e qelizat dhe cikli i tyre./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushi vlerëson kontributin e mësueses Dafina Meçaj në shkollën 9-vjeçare “Agimi” në Maliq
Artikulli tjetërForumi i parë i manifakturës/ Shalsi: Fokus, promovimi i produkteve “Made in Albania” në tregjet europiane