LUBJANË, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Pak pas marrjes së presidencës së rradhës të Këshillit Europian, Sllovenia bëri thirrje që të përfshijë sa më shpejt në rradhët e saj gjashtë shtetet e mbetura jo-BE të Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të bindur se njerëzit që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë një të ardhme europiane”, tha sot kryeministri slloven Janez Jansa, vendi i të cilit u bashkua në BE në 2004.
“Nëse BE nuk ofron mbështetje të mjaftueshme, blloku do të humbasë ndikimin te lojtarët e tjerë”, shtoi ai.
BE tashmë po kryen bisedime pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate zyrtarë.
Bosnje-Hercegovina dhe Kosova deri më tani janë konsideruar si kandidate të mundshme për negociata./ /ervo/























