MAJEMI, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Skenaristja kubane me famë ndërkombëtare, Delia Fiallo, e konsideruar si “nëna e telenovelave” dhe autorja e sukseseve ndërkombëtare të tilla si telenovela “Cristal”, vdiq në Majemi në moshën 96-vjeçare.
Pioniere e telenovelave amerikano-jugore shumë popullore, Fiallo, e filloi karrierën në mes të shekullit të kaluar.
Ajo filloi karrierën në Kubë në 1950 me emisione radiofonike para se të shkruante skenarin e saj televiziv në 1957.
Pasi u largua nga Kuba në 1966 dhe u transferua në Majemi, Fiallo punoi me TV Venezuela duke shkruar programe popullore si ”Lucecita” ose suksese në botë si ”Esmeralda”, ”Leonela”, ”Cristal” dhe ”Kassandra”, shumë të transmetuara gjithashtu në Itali në vitet ’90.
Në përgjithësi, ajo shkroi më shumë se 40 vepra për radio dhe televizion./ /ec/



















