Ballina Flash

”Renault” partneritete për dizajnin dhe prodhimin e baterive

PARIS, 28 qershor /ATSH-DPA/- Kompania ”Renault” ka nënshkruar dy partneritete të rëndësishme në fushën e projektimit dhe prodhimit të baterive për automjetet elektrike.

Grupi ”Renault” ka hyrë në një partneritet strategjik me ”Envision AESC” duke hapur një fabrikë në Douai, pranë ”Renault ElectriCity”, për të mbështetur prodhimin e baterive për ta bërë lëvizshmërinë elektrike në Europë më të arritshme.

”Reanult” do të investojë deri në 2 miliardë euro (2.4 miliardë dollarë) për të prodhuar bateritë më moderne, konkurruese, me karbon të ulët dhe të sigurt për modelet elektrike, duke përfshirë R5 të ardhshëm”, theksoi kompania.

Grupi ”Renault” ka nënshkruar gjithashtu një memorandum mirëkuptimi me startuesin francez ”Verkor” për të bashkëzhvilluar dhe më pas për të prodhuar bateri me performancë të lartë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakI shpallur në kërkim ndërkombëtar, në pranga 42-vjeçari
Artikulli tjetërStudime të reja shpresëdhënëse/ Brataj: Tofacitinib zvogëlon vdekshmërinë në pneumoninë nga COVID-19