Ballina Flash

Riaktivizohet vullkani Merapi

JAVA, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Vullkani Merapi në ishullin Java, në Indonezi, shpërtheu duke nxjerrë re që digjen shpejt duke lëvizur përgjatë shpatit të saj dhe një kolonë hiri deri në një kilometër të lartë, deklaroi  agjencia gjeologjike e vendit.

”Rrjedhat e ashtuquajtura piroklastike udhëtuan deri në 3 000 metra në krahun juglindor të vullkanit”, sipas Agjencisë Kombëtare të Gjeologjisë.

Nuk pati raportime për viktima dhe niveli i gatishmërisë së vullkanit mbeti në nivelin e dytë më të lartë.

Merapi, vullkani më aktiv i vendit, ka shpërthyer rregullisht që nga nëntori i vitit të kaluar.

Në ciklin e tij të fundit të shpërthimeve vdekjeprurëse në 2010, më shumë se 340 njerëz u vranë dhe 60 000 të tjerë u zhvendosën.

Indonezia ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një zonë e njohur për goditjet e tërmetit dhe ka afërsisht 128 vullkane aktive./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/6/2021
Artikulli tjetërBRUKSEL – Orban kundërshton dënimin nga BE të një ligji për LGBT