TIRANË, 9 gusht/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor, leku ka vijuar edhe sot forcimin e pozitave në këmbim me euron.
Euro ka humbur 0.07 lekë krahasuar me ditën e djeshme, duke u këmbyer në kuotën e 125.48 lekëve.
Ndërsa monedha e gjelbër amerikane ka fituar pikë në tregun e brendshëm valutor.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye me 109.37 lekë ose 1.08 lekë më shumë se një ditë më parë.

/m.m/











