Ballina Flash

”American Airlines” nuk ka… pilotë!

UASHINGTON, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Linja e njohur ajrore amerikane ”American Airlines” ka anuluar qindra fluturime fundjavën e kaluar javë edhe për shkak të mungesës së pilotëve, ndërsa sektori regjistron një rritje të mprehtë të kërkesës që fillon drejt niveleve parapandemike.

Sipas CNBC, e cila citon faqen e internetit të FlightAware, kompania u detyrua dje të anulonte 180 fluturime, afërsisht 6% të fluturimeve të planifikuara.

Rreth gjysma e këtyre fluturimeve u anuluan për shkak të mungesës së anëtarëve të ekuipazhit.

Të paktën 123 fluturime u anuluan vetëm të shtunën./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJava e Albanologjisë në Prishtinë/ Gjinushi: Albanologjia të na bashkojë në nisma të mëdha
Artikulli tjetërCOVID-19 – Infeksionet ditore në Gjermani nën 500 për herë të parë që nga gushti