Ballina Flash

Mbi 133 mijë të vaksinuar në Kosovë

PRISHTINË, 19 qershor /ATSH/ Deri në mesditë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u vaksinuan mbi 280 persona me dozën e parë dhe të dytën të vaksinës antikovid, ndërsa në nivel vendi u vaksinuan mbi 600 persona.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se deri më tani në mbarë vendin janë dhënë mbi 133 mijë e 500 vaksina.

“Siç po shihni edhe sot në sallën ‘1 Tetori’ po vazhdon procesi i vaksinimit, ku aktualisht deri më tani kemi mbi 280 të vaksinuar, me dozën e parë dhe të dytë, AstraZeneca dhe vaksinës Pfizer, po ashtu edhe në  nivel vendi nëse i referohemi deri në këto momente kemi mbi 600 të vaksinuar ndërsa totali i përgjithshëm në nivel vendi nga 29 marsi e deri tani ka mbi 133 mijë e 500 vaksinime të realizuara”, tha ai.

Grupet prioritare për vaksinim masiv momentalisht në Kosovë janë, grupmoshat mbi 65-vjeç, personat me sëmundje kronike pa dallim moshe, mësimdhënësit si dhe forcat e sigurisë të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin e COVID-19.

Kujtojmë se nga 15 qershori në Kosovë ka nisur procesi masiv i vaksinimit, ndërsa Qeveria ka premtuar se deri në fund të vitit do të vaksinohet 60% e popullatës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshje Ferrari-Amazon për më shumë risi në rrugë dhe në pistë
Artikulli tjetërVeliaj i jep “Çelësin e Qytetit” homologut të Athinës, Kostas Bakoyannis