Ballina Bota

IRAN – Ebrahim Raisi zgjidhet president

TEHERAN, 19 qershor /ATSH-DPA-ANSA/ – Kreu konservator i gjyqësorit iranian, Ebrahim Raisi fitoi sot zgjedhjet presidenciale në vend, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme iraniane.

Sipas të dhënave të para, Ebrahim Raisi ka marrë mbi 17,8 milionë vota, thënë ndryshe 62% të tyre.

Rreth 3,3 milionë vota i mori një tjetër konservator, Mohsen Rezai dhe më pak se një milion të tilla deputetin Amirhossein Hashemi-Ghazizadeh.

Raisi, 60 vjeç, pason presidentin e moderuar Hasan Rohani.

Kjo do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm të drejtimit për qeverinë iraniane pas tetë viteve nën presidencën e Rohanit.

Rezultatet përfundimtare priten më fundjavë.

Presidenti i ri do të betohet në gusht./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEcuria javore e kursit të këmbimit/ Sezoni turistik nënçmon valutat në vend
Artikulli tjetërKafeina efekt mbrojtës ndaj melanomës