TIRANË, 17 qershor /ATSH/ Banka Qendrore e Shqipërisë u rendit e para në vendet e Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) për komunikimin aktiv me publikun, sipas një raporti monitorimi që bëri Banka e Qendrore e Austrisë që përfshiu periudhën nga viti 1997-2019.
Statistikat e monitorimit tregojnë se, frekuenca e komunikimit nuk varet nga madhësia ekonomike e një vendi dhe as nëse vendi ndjek një politikë monetare të pavarur ose është pjesë e bashkimit monetar.
“Gjatë periudhës 1997-2019 Banka Qendrore të Shqipërisë lëshoi rreth 250 fjalime, ndërsa në renditje ishte e dyta Turqia me vetëm 100 fjalime, Serbia me rreth 90 fjalime. Ndërsa Bankat qendrore te vendeve të tjera kishin një numër shumë më të ulët fjalimesh”, thuhet në raportin e monitorimit të Bankës Qendrore të Austrisë. /j.p/r.e/























