Ballina Flash

Pas 20 vitesh miratohet ilaçi i parë kundër Alzheimer

ROMË, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka hapur dritën jeshile për ilaçin ”Aducanumab” i cili kuron sëmundjen e Alzheimerit.

Lajmi vjen pas 20 vjet dështimesh kërkimesh në këtë fushë dhe sigurisht rrit shpresat e miliona pacientëve në të gjithë botën.

Sipas FDA, i cili në çdo rast kërkoi një test të ri klinik, terapia e zhvilluar nga kompania ”Biogen” ka potencialin të ngadalësojë sëmundjen.

Terapia konsiston në një injeksion intravenoz i cili në terapinë e Alzheimerit do të ndihmonte në ngadalësimin e rënies konjitive të pacientëve që janë në fazën fillestare të sëmundjes.

”Ky është trajtimi i parë që ndikon në rrjedhën dhe nuk është i kufizuar në sulmimin e simptomave të demencës. Ne jemi të vetëdijshëm për vëmendjen rreth këtij aprovimi’’, deklaroi Patrizia Cavazzoni, e cila kryeson FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave.

”Ne e dimë që terapia ka gjeneruar vëmendjen e shtypit, pacientëve dhe shumë palëve të interesuara. Terapia e Alzheimerit është shfaqur si ‘Grali i Shenjtë’ i mjekësisë në vitet e fundit”, shtoi ajo.   /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKsamil/ Aksioni “Bregdeti ynë”, deri tani janë prishur 15 ndërtime pa leje
Artikulli tjetër“Pengoi aksionin pë prishjen e ndërtimeve pa leje”/ Çuçi letër ILD e KLGJ për gjyqtarin e Administratives