Ballina Bota

FRANCË – Montebourg: Një forcë të re mes Macron dhe Le Pen

PARIS, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Ish-ministri socialist, Arnaud Montebourg bëri sot një thirrje për krijimin e një force të re popullore dhe republikane me qëllimin për të thyer mosmarrëveshjet mes Macron dhe Le Pen gjatë zgjedhjeve presidenciale franceze 2022.

Ish-avokati dhe ministri i Ekomisë dhe Rimëkëmbjes nën presidencën e François Hollande, i cili u bë një sipërmarrës në industrinë e ushqimit organik, nisi një lëvizje në janar për të përgatitur kandidaturën e tij.

Objektivi i tij, përmes propozimeve për të nxjerrë dhe fituar një “forcë të re”, “një bllok popullor”, në një artikull të botuar në faqen e internetit të gazetës “Le Monde”, është të bashkojë, unifikojë, zgjerojë, grumbullojë për të thyer mosmarrëveshjet mes Macron dhe Le Pen, mes bllokut borgjez që përfaqëson elitën dhe bllokut reaksionar.

Sondazhet njoftojnë një duel në turin e dytë të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale mes presidentit Macron, i cili nuk është shprehur ende për një kandidaturë të mundshëm në një mandat të dytë dhe drejtueses së ekstremit të djathtë “Rassemblement national”, Marine Le Pen./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Botërore e Mjedisit/ Meta: Të mbrojmë Vjosën duke e shpallur Park Kombëtar
Artikulli tjetërBiznesi dhe konsumatorët optimistë për rritjen ekonomike/ Treguesi i besimit u rrit me 3.3 %