Ballina Flash

Vdes David Dushman, çliruesi i fundit i Aushvicit

VJENË, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Vdiq në moshën 98-vjeçare David Dushan, ushtari i fundit i Ushtrisë së Kuqe që çliroi kampin shfarosës nazist të Aushvicit, raportoi BBC.

Dushman, një hebre, pas luftës u bë një shpatar i shkëlqyer olimpik dhe më pas trajner i këtij sporti.

Dushman, i cili ishte 21 vjeç në atë kohë, përdori tankun e tij për të shembur gardhin elektrik të kampit, më 27 janar të vitit 1945./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha takime në qarkun Shkodër: Nga kjo garë do të dalim më të fortë, për të luftuar dhe sjellë ndryshimin që duan dhe meritojnë shqiptarët
Artikulli tjetërÇela dhe Kim takim me koordinatorët e viktimave pranë prokurorive: Rol të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi