HESE, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Hajdutët mblodhën gjithë asparagun e mbjellë në një fushë në pjesën jugore të landit gjerman të Heses duke marrë 300 kilogramë prej tyre.
Sipas policisë, të huajt ishin profesionistë.
Jo vetëm që kishin gërmuar asparagun në mënyrë korrekte, por ata gjithashtu kishin mbyllur vrimat në tumat ku rriteshin perimet.
Hetuesit të hënën vlerësuan dëmet në rreth 3 000 euro (3 660 dollarë).
Krimi në qytetin e Ginsheim-Gustavsburg në buzë të Mainz ndoshta ka ndodhur të premten në mbrëmje. /os/






















