Ballina Flash

Gjobë… parlamentit për mosrespektim të protokolleve antiCOVID-19!

ROMË, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Ministria uruguajane e Shëndetësisë gjobiti Pallatin Legjislativ të vendit për mosrespektim të protokolleve shëndetësore gjatë funeralit të ministrit të Brendshëm, Jorge Larranaga, i cili vdiq më 22 maj.

Kjo u raportua nga faqja e internetit e së përditshmes ”El Observador” duke cituar burime nga ministria.

Gjoba, me vlerë më shumë se 269 000 pesos (rreth 5 000 euro) ka të bëjë me ceremoninë mortore të mbajtur në 23 maj në një sallë të parlamentit.

Zëvendëspresidentja uruguajane, Beatriz Argim shpjegoi për median se megjithëse përdorimi i maskave ishte respektuar, kishte dy raste kur zyrtarët e protokollit të Parlamentit nuk ishin në gjendje të qarkullonin njerëzit, veçanërisht autoritetet që morën pjesë në ceremoni.

Argim deklaroi se ishte e vështirë për një funksionar t’i kërkonte një autoriteti të qarkullonte dhe siguroi se i kishte kërkuar ministrit së Shëndetësisë, Daniel Salinas, të vinte në dukje rolin e luajtur nga zyrtarët në përpjekjet për të zbatuar protokollin e rreptë.

Ministria njoftoi se nëse mbledhja do të kishte ndodhur pa maska, vlera e sanksionit do të ishte më e madhe./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Ligue 1 do të ketë 18 skuadra
Artikulli tjetërAsnjë vaksinë antiCOVID-19 nuk shkakton efekte anësore afatgjata