Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 4 qershor 2021

TIRANE, 4 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata si dhe në vlera të larta të presionit atmosferik.

Moti do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare të cilat do të jenë kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe në pasdite në zonën bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë 1-7 m/s me drejtim kryesor nga kuadrati i veriperëndimit. Në orët e drekës ajo fiton intensitet deri mesatar dhe shpejtësi 10-15 m/s kryesisht përgjatë brigjeve të detit Jon. Deti parashikohet i forcës 2 dhe 3 ballë. /j.p/

Temperaturat parashikohen:      

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/27 diell pak re
Kukës 11/27 diell pak re
Lezhë 11/27 diell pak re
Dibër 8/26 diell pak re
Durrës 14/26 diell pak re
Tiranë 15/28 diell
Elbasan 12/28 diell pak re
Berat 8/30 diell
Vlorë 13/28 diell pak re
Korçë 9/24 diell pak re
Gjirokastër 8/30 diell
Sarandë 12/28 diell

 

/e.m/

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta ndaj korrupsionit, interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA/ Kim: Qeveria e SHBA-së, më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/6/2021