Ballina Flash

Pallati Buckingham përjashtohet nga ligjet e diskriminimit

ROMË, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Pallati Buckingham ka negociuar në të kaluarën klauzola që përjashtojnë mbretëreshën dhe familjen mbretërore nga ligjet që ndalojnë diskriminimin e bazuar në racë dhe gjini në Britaninë e Madhe, zbuluan sot dokumentet ekskluzive të marra nga “The Guardian” si pjesë e një hetimi.

Sipas gazetës britanike, klauzolat janë ende në fuqi edhe sot.

Dokumentet zbuluan, gjithashtu, se të paktën deri në fund të viteve 1960 “emigrantët ose të huajt me ngjyrë” ishin të përjashtuar nga rolet zyrtare në Pallatin Buckingham./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“PS numëron 112.917 anëtarë”/ Pëllumbi: Patronazhistët, një ndër faktorët e rëndësishëm të fitores tonë
Artikulli tjetërRama vizitë dyditore në Turqi/ Në fokus, bashkëpunimi dypalësh dhe takime me investitorë