Ballina Flash

Publikohet botimi kritik i “Mein Kampf”

PARIS, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Në fund të një projekti që zgjati rreth dhjetë vjet, i shoqëruar nga një valë polemikash, shtëpia botuese franceze “Fayard” publikoi sot një botim kritik të “Mein Kampf”, një ekspozitë e ideologjisë raciste dhe antisemite e Adolf Hitlerit.

I shkruar nga vetë Hitleri midis 1924 dhe 1925, kur kreu i partisë naziste ishte në burg për grusht shteti të dështuar, “Mein Kampf” është një manifest i gjatë i një politikani, i cili, si i dëbuar, po përgatitej të vinte në pushtet përmes zgjedhjeve në 1933, përpara se ta tërhiqte vendin e tij në një luftë botërore dhe gjenocid të hebrenjve.

“Fayard” ia besoi tekstin përkthyesit Olivier Mannoni, me qëllimin e deklaruar të “historizimit të së keqes” duke publikuar një botim kritik të vëllimit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Bashkohu për misionin historik të Shqipërisë në OKB”/ Xhaçka: Edhe 13 ditë nga afati i fundit i aplikimit
Artikulli tjetërRistrukturimi i linjave të transportit publik, Punavija: Qëllimi kryesor t’iu japim qytetarëve një shërbim dinjitoz