Ballina Flash

Diskutohet bashkëpunimi gjyqësor ndërkufitar në çështjet civile e tregtare

TIRANË, 2 qershor /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi sot se forcimi i sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor përmes bashkëpunimit rajonal gjyqësor në çështjet civile dhe penale ishte fokusi i takimit të zhvilluar nga GIZ (Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar).

Zëvendësministri i Drejtësisë Klajd Karameta së bashku me përfaqësues nga ministritë e Drejtësisë të shteteve të ndryshme si Bosnjë & Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia diskutuan mbi bashkëpunimin gjyqësor ndërkufitar në çështjet civile e tregtare si dhe menaxhimin efikas për parandalimin e mosmarrëveshjeve.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishin edhe prioritetet dhe strategjitë kombëtare për çështjet civile dhe tregtare, dhe identifikimin e mënyrave më të mira për bashkëpunimin rajonal. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrita Agolli, regjisorja e parë në Shqipëri përkujtohet në ditën e lindjes
Artikulli tjetërHapet Këndi Arkivor Lushnjë/ Bido: Shumë shpejt edhe në qytete të tjera