VJENË, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Norbert Hofer ka lënë befasisht udhëheqjen e partisë ultra të djathtë austriake, FPOE.
Ish-kandidati për president, i fituar më vonë nga Alexander Van der Bellen, kishte marrë udhëheqjen e partisë në Shtator 2019 nga udhëheqësi i atëhershëm Heinz Christian Strache, i përfshirë në skandalin e Ibizas si dhe për “shpenzimet marramendëse”.
Hofer, 52 vjeç, u konsiderua ”fytyra e qetë” e FPOE, por kohët e fundit ishte në konflikt të hapur me ish-ministrin e Brendshëm Herbert Kickl, tani udhëheqës i grupit parlamentar.
Në një deklaratë të parë Hofer pretendon të ketë “stabilizuar” partinë pas skandaleve, duke lejuar një “kthim në sukseset elektorale” në vitet e ardhshme. /os/























