Ballina Flash

SHBA pezullon kërkimin e naftës dhe gazit në Alaskë

UASHINGTON, 2 qershor /ATSH-DPA/ – Qeveria amerikane ka pezulluar të gjitha aktivitetet e kërkimit të naftës dhe gazit në një rezervat natyror në Alaska.

”Pezullimi është në fuqi në pritje të një rishikimi të plotë bazuar në ligjet mjedisore”, njoftoi Departamenti i Brendshëm i SHBA.

”Mangësitë ligjore u gjetën në alokimin e të drejtave të shpimit në Refugjatin Kombëtar të Natyrës së Arktikut në shtetin verilindor”, theksoi departamenti.

Ky veprim i jep fund vendimit të diskutueshëm të ish-presidentit, Donald Trump për të dhënë të drejta shpimi për 10 vjet vetëm dy javë para se të linte detyrën në janar.

Presidenti Biden urdhëroi një rishikim në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Zona dyshohet të ketë depozita të rëndësishme të lëndëve të para dhe shfrytëzimi i tyre ka qenë objekt polemikash për dekada.

Administrata Trump u përball me rezistencë të konsiderueshme nga organizatat mjedisore.

Rezervati natyror mbulon një sipërfaqe prej rreth 80 000 metrash katrore. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Melburni ende në lockdown edhe për një javë
Artikulli tjetërFOKUS – ”Lufta” tregtare kino-amerikane detyron bisedime të nivelit të lartë