SANTIAGO, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Mesfushori kilian i Interit, Arturo Vidal u shtrua në spital në Kili pasi doli pozitiv me Covid-19, njoftoi stafi mjekësor i ekipit kombëtar kilian, me të cilin Vidal nuk do të jetë në gjendje të luajë të enjten kundër Argjentinës për kualifikimin në Kupën e Botës.
“Trupi mjekësor i ekipit kombëtar të Kilit nënvizon se me kërkesë të Arturo Vidal, komunikohet se lojtari është diagnostikuar pozitiv me Covid-19”, thuhet në një deklaratë.
Mesfushori 34-vjeçar ishte vaksinuar kundër Covid-19 së bashku me lojtarë të tjerë nga ekipi kilian.
Infeksionet me koronavirus në Kili mbeten mbi 6 000 në ditë dhe sistemi kombëtar shëndetësor është i mbingarkuar.
Pas 14 muajsh pandemie, Covid-19 shkaktoi vdekjen e 29 000 personave në vend./ /os/





















