Ballina Bota

QIPRO – Fillojnë zgjedhjet parlamentare

ATHINË, 30 maj /ATSH-DPA/ – Qipriotët grekë iu drejtuan sot qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri të vendit.

Sondazhet tregojnë një garë të fortë mes partisë konservatore, DISY dhe partisë së majtë AKEL.

Partia DISY mbështet presidentin aktual konservator, Nikos Anastasiades.

Në sistemin politik qipriot, presidenti udhëheq qeverinë dhe zgjidhet drejtpërdrejt.

Zgjedhjet konsiderohen barometër politik për zgjedhjet presidenciale në vitin 2023.

Vendvotimet u hapën në orën 07:00 (04:00 GMT). Parashikimet para priten pas orës 20:00 GMT.

Më shumë se 550 000 qytetarë kanë të drejtë të votojnë dhe 15 parti po garojnë në zgjedhje.

Qiproja është ndarë që nga një grusht shteti grek dhe një ndërhyrje ushtarake turke në 1974, në një pjesë të njohur qipriote ndërkombëtarisht në jug dhe një pjesë më të vogël turke në veri, e njohur vetëm nga Turqia.

Jugu është anëtar i BE që nga 1 maj 2004.

Banorët e pjesës veriore të ishullit konsiderohen shtetas të BE, por ligji i BE nuk zbatohet atje.

Parlamenti ka 80 anëtarë, por aktualisht vetëm 56 ligjvënës qipriotë grekë i përkasin atij.

Të 24 vendet për anëtarët turq qipriotë të parlamentit janë bosh që nga 1963./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Edhe një kryeministër martohet… fshehurazi?!
Artikulli tjetërKosovë, 107 382 të infektuar me Covid-19 që nga rastet e para