Ballina Flash

Huawei prezanton sistemin e ri operativ HarmonyOS

PEKIN, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Gjiganti kinez i telekomunikacionit Huawei do të nisë zyrtarisht sistemin e tij të ri operativ HarmonyOS për smartphone më 2 qershor, specifikoi vetë kompania.

HarmonyOS është një sistem operativ me burim të hapur, i zhvilluar për pajisje dhe skenarë të ndryshëm, i lëshuar për herë të parë në pajisjet e “Internetit të Gjërave”, përfshirë pajisjet portative dhe tabletët në gusht 2019.

Huawei pret që numri i pajisjeve të pajisura me HarmonyOS të arrijë në 300 milionë deri në fund të vitit 2021 dhe që mbi 200 milionë prej tyre të jenë të markës Huawei.

Analistët e shohin HarmonyOS si një alternativë ndaj Android të Google dhe iOS të Apple./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRezultati i zgjedhjeve të 25 prillit/ Vlora, qarku me mbështetjen më të madhe për PS-në
Artikulli tjetërKonkursi për hetues të BKH-së/ 338 kandidatë kalojnë testin e arsyetimit logjik