Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 28 maj 2021

TIRANE, 28 maj /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura, më tepër të theksuara në zonën e veriut. Në zonën e qendrës dhe atë të jugut mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Në veri vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në periudha afatshkurtra shtrëngatat do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8 m/s dhe në mesditë përgjatë bregdetit sërish fiton shpejtësinë deri 12-15 m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/24 re shi diell
Kukës 12/22 re shi diell
Lezhë 13/23 re shi diell
Dibër 11/21 re shi diell
Durrës 14/24 re diell
Tiranë 14/26 re diell
Elbasan 13/26 re diell
Berat 11/26 re diell
Vlorë 13/25 re diell
Korçë 11/23 re diell
Gjirokastër 10/26 re diell
Sarandë 12/24 re diell

 

/e.m/

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – UNHCR: Europianët t’u japin fund grumbullimeve të paligjshme të migrantëve
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/5/2021